Peticioni për anulimin e Brexit arrin rekordin e 5 milion nënshkrimeve

Peticioni kërkon hedhjen poshtë të Artikullit 50 dhe qëndrimin në BE të Britanisë së Madhe.
Qeveria në mënyrë përsëritëse pretendon se dalja nga EU është “vullneti i popullit”. “Ne kemi nevojë t’i vendosim fre këtij pretendimi, duke siguruar forcën e mbështetjes publike për qëndrimin në EU. Një votim nga populli mund të mos ndodhë – prandaj voto tani”.
Peticioni i cili bën thirrje që UK te revokojë/ anulojë Artikullin 50 dhe të qëndrojë në EU ka mbledhur më shumë se 5 milion nënshkrime në më pak se 4 ditë.
Peticioni është më popullori që ka ndodhur ndonjëherë në faqen e internetit të Mbretërisë së Bashkuar. Në mëngjesin e ditës së hënë, numri i nënshkrimeve u rrit më shumë se 5.3 milion.
Peticionet me më shumë se 100.000 nënshkrime janë automatikikisht të konsideruara për nisjen e një debati në parlament. Ky peticion u shoqërua nga më shumë se 1 milion protestues të cilët marshuan nëpër rrugët e Londrës dje për të kërkuar një referendum të dytë për Brexit.
Ky peticion u postua ditën e merkurë në mbrëmje nga Margaret Anne Georgiadou. Mblodhi më shumë se 100.000 nënshkrime që në dy orët e para. Peticioni pati një sukses të atillë sa faqja zyrtare e parlamentit Britanik u bllokua për orë të shumta të enjten në mëngjes.
“Rreth 2.000 nënshkrime janë duke u plotësuar ҫdo minutë”, deklaroi Komiteti i Peticionit i Parlamentit Britanik në Twitter. “Shkalla e nënshkrimit është më e larta që vendi ka pasur ndonjëherë dhe na është dashur të bëjmë disa ndryshime për të siguruar qëndrueshmërinë e vendit dhe të qenit të hapur për nënshkrime dhe peticione të reja”.
Një hartë e pjesëmarrësve të peticionit tregoi një numër të madh të tepricave në Edinburg, Londër, Bristol, Kembrixh dhe Brighton./h.k/