Reporterë pa Kufij publikuan së fundmi indeksin vjetor të lirisë së shtypit në botë.
Renditja e Shqipërisë duket të jetë përkeqësuar për të dytin vit rradhazi. Në raportin e vitir 2019, vendi ynë renditej i 82-ti, ndërsa në raportin e sivjetshëm duket se gjendja e lirisë së shtypit dhe informacionit ka shënuar sërish përkeqësim, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 84-ët në botë.
Sipas Reporterëve pa Kufij, prezantimi i ndryshimeve ligjore në ligjin e medias nga ana e qeverisë shqiptare, pjesë e paketës së ashtuquajtur anti-shpifje, përbën kërcënim për kontrollikin e medias nga autoritetet, në emër të parandalimit të lajmeve të rreme.
Ligjet e propozuara u kundërshtuan nga organizata të medias në Shqipëri dhe në Europë, madje pati reagime dhe nga Komisioni Evropian dhe nga deputetë të Parlamentit Europian.
Për momentin, ndryshimet ligjore janë ende të pamiratuara plotësisht, në pritje të një vendimi të Komisionit të Venecias, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dërgoi propozimet ligjore për shqyrtim.
Në raport, vëmendje i kushtohet dhe situatës së krijuar gjatë tërmetit, kur një gazetar u burgos për përhapjen e lajmeve të rreme dhe media kritike u mbyllën nga autoritetet.
Në fillim të epidemisë së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarë të mbroheshin, ndër të tjera dhe nga media.”, shkruhet në raport.
Ndërkohë që gjuha fyese ndaj mediave ka qenë prezente përgjatë gjithë vitit nga përfaqësues së politikës dhe qeverisë.