Për herë të parë, të verbërit dhe personat me aftësi të kufizuara do të votojnë individualisht
Të verbërit dhe personat me aftësi të kufizuara, për herë të parë, do të kenë mundësinë të votojnë në mënyrë individuale.
KQZ deklaron se do të garantojë kushtet që këta persona të votojnë pa shoqërues, në zgjedhjet lokale 2015 që do të zhvillohen në 21 qershor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate njofton se do të krijohen fletë votimi të posaçme, nëpërmjet alfabetit të Brail, për njerëzit që nuk shikojnë.
Gjithashtu në qendrat e votimit do të vendosen rampa për personat me aftësi të kufizuara, gjë që bën të mundur që këta persona të votojnë normalisht, në mënyrë individuale.
“Të kesh aftësi të kufizuara fizike nuk do të thotë të kushtëzohesh dhe tek vota”, ka thënë zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.