Pasi u përdhunua tri herë, 17-vjeçarja i jep fund jetës së saj me eutanazi

Një vajzë 17-vjeçare e përdhunuar që fëmijë, u lejua të vdiste në Holandë, ku pasi kishte treguar për “vuajtjen e saj të pabërballueshme” kishte kërkuar vazhdimisht që mjekët ta ndihmonin përshpejtimin e vdekjes e saj.
Noa Pothoven, nga pjesa lindore e Holandës, ndërroi jetë ditën e dielë në shtratin e shtëpisë së saj. E reja ishte sulmuar seksualisht në tri raste, së pari kur ishte vetëm 11 vjeç. Këto përjetime të vështira, bënë që më pas ajo të vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik, depresioni dhe anoreksia.
Autobiografia e saj “Fitore ose Mësim” u shkrua në përpjekje për të përballuar vuajtjet dhe sulmet e përjetuara.
Ajo shkroi mbi vendimin për t’i dhënë fund jetës së saj, në një media sociale javën e kaluar, duke shprehur: “Jam menduar për një kohë të gjatë nëse duhet ta ndaj këtë me ju apo jo, por vendosa ta bëj gjithsesi. Ndoshta kjo vjen si surprizë për disa, duke pasur parasysh postimet e mia në lidhje me spitalizimin, por plani im ka qenë ky që prej shumë kohësh dhe se nuk është vetëm një vendim impulsiv i momentit.
“Po dal drejt e në temë: brenda një maksimumi prej 10 ditësh, do të vdes. Pas vitesh të tëra ballafaqimi dhe lufte, ndihem e shteruar. Prej disa kohësh unë kam lënë ushqimin tanimë dhe pas shumë diskutimeve dhe vlerësimeve, u vendos që të më lejohet të shkoj, sepse vuajtja ime është e padurueshme”.
Ajo iu drejtua pa dijeninë e prindërve, një klinike që ofronte eutanazinë, ku atje kërkuan ndihmë mjekësore shtesë për të, siç është deklaruar për gazetën “Gelderlander” në dhjetor.
Prindërit mësuan për planet e saj, kur mamaja e Noas, në një dosje në dhomën e saj të gjumit, gjeti disa letra që ajo ia kishte dedikuar familjarëve.
Në përpjekjet e përsëritura për të trajtuar anoreksinë dhe depresionin e saj, vitet e fundit, Noa ishte pranuar në tri ambiente të kujdesit rinor. Ku për një vit të tërë, në një spital asaj iu desh t’i nënshtrohej ushqimit nëpërmjet aparaturave,
Në Holandë fëmijët e moshës 12-vjeçare, kanë ligjërisht të drejtë për eutanazi, por vetëm pasi mjekët arrijnë në përfundimin se vuajtja e pacientit është e padurueshme dhe e pafundme. Në vitin 2017, 6,585 vetë zgjodhën t’i japin fund jetës së tyre përmes eutanazisë, duke përfaqësuar kështu rreth 4.4% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në Holandë.
Të gjitha rastet monitorohen rreptësisht nga Komiteti Rajonal i Rishikimit të Eutanazisë.
Burimi: Indipendent