Parashikimi për 2019: Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor

Në një raport të publikuar këtë filimvit, viti i kaluar u cilësua si “Viti i Shpresës” për vendet e Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për integrimin Euro-Atlantik. Pesimizmi i vitit 2016 si dhe periudha e Brexit së bashku me emërimin e Donald Trump, u shoqëruan nga optimizmi në fund të vitit 2017, kur euroskepticizmi u zbeh dhe një vëmendje iu dha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo gjë u afirmua gjatë prezantimit të Juncker kur u komunikua se viti 2025 mund të jetë viti i anëtarësimit në BE për vendet e këtij rajoni.
Gjithashtu në vitin 2018 u publikua dhe Strategjia e Komisionerit të Evropës për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu u zhvillua dhe Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje në maj 2018, i cili ishte aktiviteti i parë i këtij lloji që prej Samitit në 2003 në Thesaloniki. Mirëpo ky optimizëm në gjysmën e parë të BE humbi gjatë fundit të vitit 2018. Kjo për shkak të problemeve të brendshme të BE, si dhe mungesa e entuziasmit për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.
Ballkani Perëndimor jashtë fokusit të BE
Aktiviteti më i rëndësishëm për këtë në kuadrin e BE do të jenë padyshim zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Këto zgjedhje do të zhvillohen në fund të muajit maj. Duke parë trendin e viteve të fundit, këto zgjedhje do të shohin forcimin e alternativave politike radikale në Evropë si dhe dobësimin e partive të mëdha.
Mund të pritet që BE do ta shohë Ballkanin Perëndimor nga perspektiva e sigurisë dhe zgjerimi do të vihet në axhendë përmes Brexit, krizës në Ukrainë si dhe shtetit të së drejtës brenda BE.
Procesi i Berlinit, i cili ka shërbyer ndër vite si mekanizëm i BE për integrimin në rajon, do të ketë një rol të minimizuar.
/k.m/