Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani vazhdon të rritet, 8306 këkrsa në muajin gusht
Vazhdon të rritet numri i shqiptarëve që tentojnë një jetë më të mirë duke iu drejtuar për azil Gjermanise.
Ministria e Brendshme Gjermane ne raportin e mujait gusht bën klasifikimin e radhës për numrin e azilkërkuesve sipas shteteve.
Nga tabela rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytë pas atyre sirianë edhe për muajin gusht. Ne muajin gusht, 8 306 shqiptare kanë kerkuar azil, nderkohë që korriku numëronte 7633.
Janë 8 306 kërkesa për azil nga shqiptarët, ndërkohë që janë 10 440 Siria.
Azilkërkuesit shqiptarë janë një fenomen që vijon e shqetëson Gjermaninë, e cila është angazhuar të pranojë strehimin e emigrantëve vendet e origjinës të së cilëve janë në luftë.
Presidenti i Komisionit Evropian JeanClaude Juncker shpalli pak ditë më parë një listë të veçantë të BEsë për 7 vendet që i përcakton si të sigurta: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Kosova dhe Turqia. Sipas propozimit të zgjeruar të shpallur nga Juncker, qytetarët e këtyre vendeve do të përballen me deportime me procedurë të përshpejtuar, nëse kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian.
/l.k./