Një lojë kompjuterike që përmirëson jetën e të sëmurëve me skizofreni
Shkencëtarët Britanikë kanë zhvilluar një lojë të re kompjuterike që pacientët me skizofreni të përshtaten me jetën e përditshme, raporton Anadolu Agency. Sipas një lajmi të BBC personat me skizofreni të cilët luajnë 4 javë lojën kompjuterike të projektuar nga Hulumtuesit e Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin Cambridge theksohet se kanë shënuar një përmisim të dukshëm në aftësitë e të mësuarit dhe të kujtesës.
Loja e cila synon që të rikthejë skizofrenët në jetën arsimore dhe të punësimit, mund të shkarkohet edhe në telefonat e mençur.
Loja e quajtur “Peak”, ka nivele të ndryshme të vështirësive. Në lojë kërkohet që pacientët të hyjnë dhe të gjejnë objektet në dhoma të ndryshme. Më pas kërkohet që objektet e gjetura t’i vendosin në vende të ndryshme dhe t’i mbajnë mend se ku i kanë vendosur. Në këtë mënyrë testohet memoria “epizodike” dhe ajo e “kujtesës”. Memoria Epizodike përcaktohet si një lloj i kujtesës ku ruhen ngjarjet e jetuara nga individi.
Prof. Dr. Barbara Sahakian, nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin Cambridge tha se skizofrenët të cilët luajnë lojën bëjnë më pak gabime në testet e memories dhe të funksionit të trurit. Sahakian ka vënë në dukje se loja është aq interesante sa tërheq edhe vëmendjen e të sëmurëve që kanë shumë pak motivacion.
“Loja, pregatit skizofrenët për jetën e përditshme. Kjo lojë ndihmon edhe në trajtimin shkencor ku deri tani nuk kemi arritur përparime me ilaçe por edhe nuk ka efekte anësore” – shprehet Prof. Dr. Barbara Sahakian.
Skizofrenia e cila del në pah me dëmtimin e rëndë të marrëdhënies së personit me realitetin, shkakton çrregullime në sjellje dhe në mendime. Në të gjithë botën gjenden 23.6 milionë skizofrenë.