Nje i demtuar nga tragjedia e Gerdecit i ve flaken shtepise dhe… policia e arreston!
Një 61-vjeçar, i cili ka pësuar herë pas here kriza të forta depresioni, që pas datës 15 mars 2008, kur shpërthimi i fuqishëm në Gërdec i shkatërroi shtëpinë, ka tentuar këtë herë të shkatërrojë vetë me zjarr shtëpinë ku banonte, raporton sot Panorama. Burime nga Policia te cilave u referohet kjo gazete thanë se i dëmtuari, por njëkohësisht edhe autor i ngjarjes, është shtetasi Abaz Picari, i cili tashmë është arrestuar, pasi rezultoi se zjarrvënia ishte e qëllimshme (!).