Një Europë e fragmentarizuar
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/06/880x495_cmsv2_d1af7b9a-07ce-5ce7-9baa-5c80766f31d6-3927252.jpg)
Zgjedhjet evropiane kanë mbaruar, votuesit e shprehën vullnetin e tyre. Pjesëmarrja ka shënuar shifrat më të larta për një çerek shekulli. Në fakt, këtë vit, më shumë njerëz kanë marrë pjesë në zgjedhje sesa kanë parë festivalin e këngës në Eurovizion.
Cilat janë garancitë kryesore të zgjedhjeve?
Së pari: vala e parashikuar nacionaliste dështoi të materializohej. Kishte disa llokoçitje, por jo të mjaftueshme sa për të përmbytur parlamentin e ri.
Së dyti: qendra u tkurr. Kristianët dhe socialdemokratët pësuan humbje, por jo aq të mëdha sa t’i largonin ata plotësisht nga pushteti.
Ndërkohë, së treti, ata do të duhet ta ndajnë pushtetin me Liberalët dhe / ose të Gjelbrit.
Duke marrë në konsideratë situatën e krijuar rishtazi, krerët e shteteve dhe qeverive, u mblodhën në Bruksel vetëm dy ditë pas zgjedhjeve.
Ky është fillimi i tregtisë së ‘’kuajve të mëdhenj’’.
Mungesë besimi
Në Austri, zgjedhjet evropiane u errësuan nga një skandal politik i quajtur Ibiza-Gate, ku u shfaq një video e liderit nacionalist të ekstremit të djathtë, në një ishull të bukur spanjoll, teksa përpiqej të shiste vendin e tij tek rusët. Ndërkohë, ky person u bë zëvendës-kancelar në koalicionin kryesor të konservatorëve, të drejtuar nga Sebastian Kurz dhe nacionalistët.
Këto pamje, çuan jo vetëm në rënien e koalicionit të Vjenës, por edhe në rënien e Kurzit. Në moshën 32-vjeçare, Kurz shpreson se do të rikthehet dhe do të ketë sërish një të ardhme në politikë.
Këtë javë
Të hënën, Donald Trump niset në një vizitë tre-ditore në Mbretërinë e Bashkuar. Do të ketë takime me familjen mbretërore dhe në Londër priten protesta të mëdha kundër tij.
Të mërkurën, votuesit në Danimarkë, do të zgjedhin një parlament të ri.
Sfida për kryeministrin Rasmusen qëndron nëse ai do të arrijë ta mbajë shumicën e tij, apo jo.
Ndërsa të enjten, në Normandi do të zhvillohet ceremonia e përkujtimit të 75-vjetorit të aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti francez Macron, do të presë krerët e shteteve dhe qeverive nga Europa dhe Amerika Veriore.
Gjithashtu, javën e kaluar kancelarja gjermane Angela Merkel, në Universitetin e Harvardit, mbajti një fjalim të ngrohtë për Donald Trump. ‘’Është e rëndësishme që të shembim mure. Muret në mendjet e njerëzve, muret e injorancës dhe mendjengushtësisë. Do të doja që ne të shihnim shembjen e këtyre mureve.’’
Burimi:Euronews
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2019/03/Liri-Kuçi.png)