Nëse vadisni me ujë të pijshëm, gjobiteni nga 5.000 deri në 50.000 lekë të reja
Nëse vadisni bimët apo lani makina me ujë të pijshëm në kryeqytet, bashkë me faturën e ujit mund t’ju vijë edhe një gjobë prej 5 mijë lekësh të reja.
Ndërmarrja e Ujësjellësit në menaxhim të Bashkisë ka nisur një fushatë sensibilizuese kundër shpërdorimit të ujit të shoqëruar me gjoba nga 5 mijë (për familjet) deri në 50 mijë lekë të reja (për bizneset).
Broshura informuese që ka nisur t’i shpërndahet qytetarëve për këtë fushatë ngjan më shumë me një kërcënim që sqaron vetëm nivelin maksimal të gjobës, duke lënë evaziv kriteret e kundravajtjes të përkufizuara vetëm me termin “vaditje hapësirash të mëdha”.
Pas një kërkese nga Monitor, UKT sqaron se të gjithë ata qytetarë apo biznese që do të duan të vadisin hapësira toke me qëllim bujqësor, për të siguruara ujin jo të pijshëm do të duhet t’i drejtohen Ministrisë së Bujqësisë apo Bashkisë së Tiranë.
UKT ka sqaruar se gjatë muajit gusht në terren do të veprojnë grupe pune që do të informojnë qytetarët dhe bizneset për veprimtaritë që dënohen me ligj. Pas përfundimit të kësaj fushate, nëse grupet e UKT-së do të konstatojnë raste abuzimi atëherë do të fillojë ndëshkimi me gjoba.
Broshura e fushatës së UKT:
/l.k./