Ndyrshojnë kriteret dhe procedurat për përfitimin e pagesë së aftësisë së kufizuar
Këshilli i Ministrave ka përcaktuar sot kriteret e reja që përfshijnë ndryshime në procedurat dhe dokumentacionin përkatës për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar, ndyshime që do të fillojnë të aplikohen duke filluar nga data 1 shtator e vitit 2016.
Pagesa e aftësisë së kufizuar do të përcaktohet përmes një skeme të re dhe do të jetë 150% e pensionit social, pra rreth 10 mijë lekë të reja. Modeli i vlerësimit “bio-psiko-social” do të vijë në formën e një projekti pilot në njësitë administrative Nr.6 dhe Nr.7 në Tiranë, për një periudhë 6-mujore. Sipas vendimit të qeverisë, në këtë model të ri vlerësimi do të përfshihen individët që vlerësohen për herë të parë dhe ata që kërkojnë të rivlerësohen pasi kanë përftuar pagesën sipas legjistlacionit në fuqi.
Cilat do të jenë kriteret e përfitmit?
- Personi të ketë një gjendje mjekësore të vërtetuar të një dëmtimi fizik, mendor, intelektual apo shqisor të lehtë mesatar, të rëndë ose të thellë.
- Të vërtetohen kufizime të lehta, mesatare, të rënda ose të thella, të shkaktuara nga dëmtimi. Të vërtetohen kufizime mesatare, të rënda, të thella për të kryer veprimtari domethënëse të jetesës së përditshme, të përshtatshme për moshën e personit dhe për të marrë pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike.
- Personi të përjetojë kufizime të konsiderueshme mjedisore dhe qëndrimore, të cilat ndikojnë në aftësinë për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri. Personi të jetë mbi moshën 2 vjeç.
Si do të bëhet vlerësimi bio-psiko-social?
Ky proces i vlerësimit të aftësisë së kufizuar përfshin këto procedura:
- Vlerësimin mjekësor të aplikuesit nga mjeku i familjes dhe nga mjeku specialist/QKSHM-ja
- Një intervistë me aplikuesin në Zyrën Rajonale të Vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë të kufizuar, me mjekë dhe punonjës socialë.
- Verifikimin e informacionit të marrë dhe kontrollin vjetor mjekësor.
Kur ndërpritet pagesa e aftësisë së kufizuar?
Vendimi parashikon një sërë rastesh kur pagesa e aftësisë së kufizuar ndërpritet:
- Përfituesi nuk ka dorëzuar raportin vjetor mjekësor deri në 30 ditë kalendarike pas datës së përcaktuar për dorëzimin e tij.
- Përfituesi nuk ka ndjekur procedurat e rivlerësimit deri në 30 ditë kalendarike pas datës së përcaktuar nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar.
- Verifikohet mashtrimi apo shpërdorimi dhe nisin procedurat për kthimin e të gjitha shumave të përfituara padrejtësisht.
- Zyrat rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit raportojnë për mungesën e bashkëpunimit nga ana e përfituesve, të cilët janë rekomandur për t’u punësuar dhe/ose për të mbajtur një vend pune apo kanë refuzuar deri në dy herë ofertat e përshtatshme të punës nga zyrat e punës.
- Përfituesi ka qëndruar jashtë vendit më shumë se 6 muaj, me përjashtim të personave e të familjeve të tyre të caktuar me punë pranë përfaqësive tona diplomatike dhe organizmave ndërkombëtarë si dhe të rasteve të përfituesve të cilët ndodhen jashtë shtetit shqiptar për qëllime kurimi apo rehabilitimi.
Dokumentat që duhen për të përfitimin e ndihmë për aftësinë e kufizuar:
– kërkesën/formularin e aplikimit
– formularin e plotësuar nga mjeku i familjes
– formularin e plotësuar nga mjeku specialist/Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor (QKSHM)
– kopje të kartës së identitetit ose certifikatë personale
/l.k./