Modelja e parë me sindromën down në New York Fashion Week (FOTO)
Jamie Brewer ka bërë histori. Ajo është modelja e parë me sindromën down që ka marrë pjesë një sfilatë mode në New York Fashion Week. Brewer gjithashtu ka marrë pjesë edhe në “American Horror Story” dhe është aktiviste e komunitetit me sindromën down.
“Vajzat e reja më shikonin mua dhe thoshin, – “Nëqoftëse ajo mund ta bëjë, atëherë mund ta bëjë edhe unë’”.
Ishte stilistja Carrie Hammer që ndërmorri nismën “modele që japin shembuj – në vend të modele sfilatash” duke përfshirë në sfilatë gra në karrierë, artiste, shkrimtare etj.
“Mendoj se është më e rëndësishme që gratë të kuptojnë se bukuria e femrave vjen nga fuqia, dhe arritjet që ato kanë. Ndaj gratë që kemi sjellë sot në pasarelë, janë në kulmet e sukseseve të fushës së tyre” – tha stilistja Hammer.
New York Fashion Week 2014, ishte viti i parë i kësaj nisme, ku stilistja ngjiti për herë të parë një modele në karrige me rrota. Këtë vit fati ishte i Jamie Brewer vajzës me sindromën down.
/HuffingtonPost