Parlamenti Evropian do të votojë për Komisionerët e rinj Evropianë, njoftoi shefi i parlamentit në përfundim të debateve dhe seancave dëgjimore për përbërjen e Komisionit të ri.
Pas takimit me tre nënkryetarët e ekzekutivit të Komisionit, David Sassoli tha në një konferencë për shtyp, se Kolegji i Komisionerëve do të paraqitej në parlamentin e Strasburgut.
“Nëse do të ketë vota të favorshme, Komisioni do të jetë në gjendje të fillojë punën e tij në 1 dhjetor,” tha ai.
Para këtij njoftimi, Presidenti i zgjedhur i Komisionit Evropian Von der Leyen duhej të zgjidhte zëvendësimet për Hungarinë, Rumaninë dhe Francën.
Zgjedhjet e saj të mëparshme për të trija vendet – Sylvie Goulard në Francë, Laszlo Trocsanyi në Hungari dhe Rovana Plumb në Rumani – u refuzuan nga eurodeputetët gjatë javëve të fundit.
27 shtete anëtare të BE-së kanë bërë emërimet e tyre, por Mbretëria e Bashkuar nuk arriti të paraqiste emra, duke çuar në Komisionin Evropian që të fillojë procedurat e shkeljes kundër Britanisë së Madhe.
Komisioni Evropian i dha kohë për t’u përgjigjur Mbretërisë së Bashkuar, deri të Premten më 22 Nëntor.