Mbrostar, banorët protestuan për impiantin e mbetjeve, sot rrezikojnë burgun
Banorët e fshatit Mbrostar në Fier protestuan rreth një vit më parë kundër ndërtimit të një impianti për përpunimin e mbetjeve në zonën e tyre. Sot ata rrezikojnë sanksione të rënda financiare e deri në një vit burgim.
20 nga këta banorë, mes tyre dhe një i mitur, u njohën me një akuzë nga gjykata në drejtim të tyre. “ Organizim i tubimit të jashtëligjshëm dhe bllokim i akseve nacionale” është akuza që iu drejtua në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë.
Protestuesit nën akuzë të shoqëruar nga avokati i tyre Kujtim Cakrani , kanë kërkuar pafajsinë përpara nisjes së seancës. Ata kanë ngritur pretendimin e akuzave të pabazyara në ligj. Sakaq, kanë shtuar se pavarësisht lejes së marrë nga autoritet e policisë vendore për protestën mes 1000 të tjerëve janë zgjedhur të arrestohen .
Gjykimi në themel i çështjes pritet të mbahet në 20 Janar.
/l.k./