Madeline, modelja me sindromën Down që lufton kundër diskriminimit
Bukuria është në sytë e atij që e sheh. Ajo që duhet, është vetëm ta shohësh me sytë e duhur. Ky është mesazhi që Madeline Stuart po kërkon ti përcjellë botës, duke i dhënë një leksion që shkon përtej asaj që shihet.
Madelinë është një vajzë australiane, 18 vjeç, që jeton në Brisbane. Ajo është me sindromën Down, por ka vendosur ta sfidojë atë. Për këtë arsye ajo vendosi të bëhej modele. Madeline humbi disa kilogramë, i preu flokët sipas modës dhe filloi të fotografoej. Ajo mendon se fotografitë e saj do të ndihmojnë për të ndryshuar mënyrën se si shoqëria i sheh njerëzit me sindromën Down.
Mamaja, Roseanne vendosi ta mbështesë atë, dhe së bashku ato janë në kërkim të një agjenti promovimi. Arsyeja është e thjeshtë. Shumë njerëz në shoqërinë tonë e mohojnë paaftësinë, dhe kthejnë sytë nga ana tjetër kur e shohin. Mendojnë se është më mirë ta injorosh dhe ta harrosh se të përballesh me të dhe ta njohësh.
Madelinë ka vendosur ta sfidojë këtë mentalitet, duke treguar se dhe një person si ajo mund të jetë i bukur. Por, dhe nëse ajo nuk është, nuk do të thotë se nuk duhet të pranohet ashtu sic është nga të tjerët.
Nisma e saj po fillon të ketë sukses në rrjetet sociale. Ajo ka mbi 300.000 ndjekës në Facebook. Tani është momenti për ta shfrytëzuar këtë popullaritet, dhe mbase për të marrë ndonjë kontratë për një set fotografik apo sfilatë. Dhë në këtë mënyrë të detyrojë botën të përballet me paragjykimet e veta.
/LaStampa