Kush është Edmond Vokshi? Ish – i përndjekuri që tentoi sot të presë damarët
Edmond Vokshi, baba i pesë fëmijëve ka tentuar dhe më parë të vrasë veten. I dënuar nga regjimi komunist më 1988 për propagandë, ai kaloi një vit në burgun famëkeq të Spaçit. Aty ai tentoti vetëvrasjen për tu dërguar më pas në spitalin e psikiatrisë në Elbasan.
Ai e njeh spiunin që e ka denoncuar, por e ka humbur shpresën për drejtësi. Madje denoncuesi i tij u bë njeri i pushtetshëm ndërsa Vokshi zgjodhi të ndëshkojë veten në pamundësi për të gjetur drejtësinë ndaj burgosësit të tij.
Bashkëshortja e tij, Anila Vokshi u dënua me pesë vite burg nën akuzën tradhëti ndaj shtetit.
Ajo u burgos për 3 vite, ndërsa në vitet e fundit të regjimit komunist bëri punë korrektuese.
Regjimi komunist dhe në vitet e fundit të degradimit të tij nuk kurseu askënd. Shkatërroi të ardhmen e mijëra familjeve shqiptare.
Edmond dhe Anila Vokshu nuk kanë një shtëpi, janë të papunë dhe kanë pesë fëmijë për të rritur. Ata jetojnë çdo ditë me shpresën se diçka do të bëhet për të përndjekurit dhe se drejtësia do të vihet në vend.
/BalkanWeb