Në një renditje të botuar rishtazi, është zbuluar se një e katërta e popullsisë së botës po përballet me “stresin e ujit” .
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Burimeve Botërore (WRI) tregojnë se 17 vende – përfshirë San Marinon – bëjnë pjesë në këtë kategori.
“Stresi i ujit është kriza më e madhe, për të cilën askush nuk po flet,” u shpreh Dr. Andrew Steer, president dhe CEO i WRI. “Pasojat e tij, evidentohen qartë në formën e pasigurisë ushqimore, konfliktit, migrimit dhe paqëndrueshmërisë financiare.”
Shumica e Evropës Jugore hyn në kategorinë e “krizës së madhe të ujit”, me disa qytete dhe rajone që përballen me një krizë edhe më të thellë sesa të tjerat.
Katari, Izraeli, India, Pakistani ose Irani janë ndër vendet më të rrezikuara nga mungesa e ujit, sipas të dhënave të reja, duke pirë mesatarisht 80% të burimeve të disponueshme të ujit çdo vit. Në këto rrethana, “madje edhe goditjet e vogla të thatësirës – të cilat janë parashikuar të rriten për shkak të ndryshimit të klimës – mund të sjellin pasoja të rënda,” paralajmëroi Instituti në një deklaratë të dhënë.

San Marino është i vetmi vend në Evropë që përballet me një krizë jashtëzakonisht të lartë të ujit, sipas të dhënave të reja.
Ndërkohë, Qiproja, Greqia, Spanja, Portugalia, Italia – dhe madje Belgjika me shi – u rendit në mesin e 44 vendeve në rrezikun e krizës nga uji, që do të thotë, se tërhiqet çdo vit mesatarisht më shumë se 40% e furnizimit në dispozicion.
“Një hendek i tillë i ngushtë midis ofertës dhe kërkesës, i bën vendet më të prekshme nga luhatjet si thatësira ose rritja e tërheqjes së ujit, kjo është arsyeja pse po shohim gjithnjë e më shumë komunitete që përballen me ” Ditën Zero “dhe kriza të tjera,” vuri në dukje Instituti.
Midis shembujve të tjerë, Roma u detyrua të ndërpresë presionin e ujit gjatë natës, për disa ditë në 2017 në mes të një thatësire të rëndë.
Xhepa të krizës ekstreme të ujit ekzistojnë edhe në vendet, ku burimet ujore janë përgjithësisht të kënaqshme, deklaroi Instituti i Burimeve Botërore. “Një gjeneratë e re zgjidhjesh po shfaqet, por askund aq afër dhe aq shpejt sa do të duhej. Dështimi për të vepruar do të kushtojë shtrenjtë për jetët e njerëzve dhe jetesën e tyre,” paralajmëroi Steer. /l.k/