Krimet e urrejtjes në rritje në Shtetet e Bashkuara

Incidentet e krimit të urrejtjes u rritën me rreth 17% vitin e kaluar në SHBA, në krahasim me vitin 2016, sipas statistikave të publikuara të martën nga FBI.
Statistikat, të cilat u publikuan në raportin vjetor “Statistikat e Krimit të Urrejtjes”, janë një përmbledhje e incidenteve të motivuara nga paragjykimet dhe intoleranca.
Raporti gjeti se 7,175 krime të motivuara nga urrejtja u raportuan nga agjencitë e zbatimit të ligjit në vitin 2017, nga 6,121 incidente të raportuara në vitin 2016. Ndërsa numri është rritur, numri i agjencive raportuese gjithashtu është rritur me rreth 1,000.
Nga totali i rasteve të raportuara, 59,6% e viktimave u vunë në shënjestër për shkak të racës / etnicitetit / prejardhjes; 20.6% ishin në shënjestër për shkak të orientimit seksual; 1.9% ishin në shënjestër për shkak të identitetit gjinor; dhe 0.6% ishin në shënjestër për shkak të përkatësisë gjinore.
Nga 1.679 krimet e nxitura prej paragjykimeve fetare, 58.1% ishin kundër hebrenjve, ndërsa 18.6% ishin kundër muslimanëve./ k.j
Burimi: CNN