Historia Ime hap thirrjen për konkursin e fotografisë “All Eyes on Human Rights”, përmes së cilit nxisim të gjithë ndjekësit tanë të shprehin përmes shkrepjeve origjinale, pikëpamjen e tyre mbi temën e të drejtave të njeriut, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Nëse shihni një fenomen që ju shqetëson, një problem në lagjjen apo komunitetin tuaj, persona të cilët janë të braktisur nga shoqëria apo raste të shkeljes së të drejtave të tyre, mos hezitoni të shkrepni një moment dhe ta dërgoni në formularin e mëposhtëm.
Çdo individ, mund të prezantojë deri në tre fotografi, të cilat i përkasin një tematike, duke i shoqëruar me një tekst të shkurtër që përshkruan fotografitë.
Konkursi do të zhvillohet online, dhe për fituesin do të jepet një çmim simbolik prej 100 Euro. Fituesi do të zgjidhet prej një jurie të pavarur.
Ne po planifikojmë të organizojmë një ekspozitë me punimet më të mira, që në varësi të masave kundër pandemisë, mund të zhvillohet online ose drejtpërdrejt.
Afati i fundit për dorëzim është data 30 qershor 2021. 10 Korrik 2021.
#HistoriaIme #AllEyesOnHumanRights