Kompanitë ndërkombëtare nuk përmbushin standardet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/11/ETHIOPIA-TEXTILES_labour_rights_121118.jpg)
Kompani të mëdha shumëkombëshe në industrinë e nxjerrjes së burimeve, bujqësisë dhe veshjeve nuk po tregojnë angazhim mjaftueshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas një studimi të bazuar në parimet e Kombeve të Bashkuara.
Studimi, i realizuar nga një organizatë në Mbretërinë e Bashkuar, bazohet në përmbushjen e kritereve të parapërcaktuara për bizneset, të ndërtuara mbi Parimet Udhëheqëse të OKB-së mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu në përllogaritjet e tyre, përfshihen dhe informacione të disponueshme për publikun për çështje të tilla si puna e detyruar, mbrojtja e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe paga minimale e deklaruar. Dy të tretat e kompanive shënuan një rezultat me më pak se 30% të objektivave të përmbushura në total, tregoi studimi. Mesatarisht, kompanitë ndërkombëtare arritën të përmbushin kriteret deri në masën 27%. Në studimin e shkuar, të publikuar në vitin 2017, rezultati mesatar ishte 18%.
Prada, Starbucks dhe Kraft Heinz janë disa prej kompanive të kritikuara për mungesë të transparencës në fushën e të drejtave të njeriut, pavarësisht presionit nga qeveritë përkatëse për të ndryshuar kushtet e punës dhe praktikat e përdorura./ k.j
Burimi:WSJ