Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin: VONESAT JANË ME PASOJA PËR PROCESIN ZGJEDHOR
Përmes një deklarate për shtyp Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk janë miratuar dhe pse data e zgjedhjeve po afron.
Sipas dispozitave ekzistuese të Kodit Zgjedhor në 15 Janar 2015 duhet të publikohej ekstrakti i parë i përbërësit zgjedhor. Ky ekstrakt ka shumë rëndësi për zgjedhësit sepse i ndihmon ata të verifikojnë nëse janë përfshirë në listë si zgjedhës. Sipas KShH kjo situatë cënon të drejtën e votës për shtetasit. Shtetasit nuk mund të verifikojnë nëse të dhënat e tyre janë shënuar drejtë dhe uk mund të paraqesin kërkesat për korigjim.
KShH thekson se duhen bërë rregullime ligjore në mënyrë që Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) të përshtaten me ndarjen e re administrative. Dhe se këto vonesa mund të cënojnë procesin e KQZ-së për përgatitjen e listave të kandidatëve dhe bërjen publike të tyre, ngritjen dhe trajnimin e komisionervë etk.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i sugjeron Kuvendit të Shqipërise dhe Këshillit të Ministrave të nxitojë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për krijimin e kushteve optimale për procesin zgjedhor.
Deklarata e plotë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit:VONESAT JANË ME PASOJA PËR PROCESIN ZGJEDHOR