Komiteti i Helsinkit, padi për shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka paralajmëruar ngritjen e një padie ndaj shtetit shqiptar për mos-krijimin e një burgu të posaçëm për të sëmurët mendorë që kryejnë vepra penale.
Sipas Komitetit të Helsinkit, mbajtja e këtyre të sëmurëve në të njëjtat burgje me individë të tjerë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. KShH ka mëse gjashtë vite që merret me këtë çeshtje, pasi nuk ka gjetur mbështetjen për të ndryshuar situatën, ata kanë paralajmëruar se do ta çojnë çështjen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për turturë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Vjollca Meçaj, drejtoresha e KShH, ka thënë për Top Channel se janë 164 persona për të cilët gjykata ka urdhëruar mjekimin e detyrueshëm në një institucion psikatrik, por këto vendime janë shkelur haptazi nga shteti, pasi këta shtetas vijojnë të mbahen në një ambient burgu të zakonshëm. Meçaj pohon se pavarësisht kallëzimeve të herëpashershme kundër autoriteteve të burgjeve dhe Prokurorisë dhe pushimit të hetimeve, gjykatat janë bërë palë duke mos kërkuar ri hapjen e tyre.
“Gjykata e quan normale që në vend që ta takosh në një spital të zakonshëm, ti e çon në burg. Ne nuk gjetëm mbështetje të institucionet gjyqësore”, shprehet Vjollca Meçaj.
Ajo thotë se projekti për këtë institucion ishte gati edhe pak vite më parë. “BE akordoi gati 4 milionë euro, të cilat u thanë se me ardhjen e qevrisë së re u nevojiten që të mbulonin borxhin’, thotë Vjollca Meçaj. /m.g
Burimi: Top Channel