Kisha Katolike i mohon abortin 10-vjeçares së përdhunuar nga i ati në Paraguai
Në Paraguai, një vajzë 10-vjeçare, viktimë e përdhunimit dhe incestit nga i ati i saj, është ndaluar të abortojë. Ndonëse është thjesht një fëmijë, për shkak se Kisha Katolike ka një influencë të madhe në vend, vajzës i është mohuar e drejta për abort.
Aborti në Paraguai është shumë i rrallë dhe lejohet vetëm në rastet kur jeta e nenës është në rrezik serioz, por edhe në këto raste rrallë ështe aborti një opsion për shkak se sipas Kishës Katolike jeta e njeriut është e shenjtë dhe fillon që me ngjizjen.
Sipas Kishës Katolike, fetusi është i shenjtë, por jeta e një vajze 10-vjeçare jo!
Sipas njoftimeve, ministri i Shëndetësisë, ka refuzuar kërkesën nga vajza dhe nëna e saj për të ndërprerë shatëzaninë e padëshiruar. Përveç kësaj, kur nëna e vajzës ka denoncuar këtë akt çnjerëzor, është futur në burg për arsye se nuk ka kryer siç duhet detyrën e nënës,
Raportet e ministrisë së Shëndetësisë thonë se nuk ka “asnjë shenjë” që tregon se shëndeti i fëmijës është në rrezik, edhe pse ekspertët mjekësorë pajtohen me idenë se adoleshentët deri në 15 vjeç, kanë rreziqe, dhe komplikacione mjekësorë gjatë lindjes. Sipas Reuters, komplikacionet gjatë shtatëzanisë janë shkak kryesor i vdekjes për vajzat adoleshente.
Amnesty International po bën fushatë për vajzën që asaj t’i lejohet aborti, por deri më tani asnjë rezultat pozitiv.