Këtë rradhë, viktima në Bulqizë është 25 vjeç…
Kushtet e punës në minierën e Bulqizës ka qënë vazhdimisht temë e fushatës së PS mirpo, për fat të keq, siguria në punë atje dhe kushtet jo vetëm që nuk kanë ndryshuar por viktimat dhe drama e familjeve të tyre vazhdojnë të trondisin vendin.
Një 25-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në minierën e Bulqizës. Shqiptarja.com citon burime të policisë sipas të cilave, viktima është Renato Alimani, 25 vjeç, i cili punonte në transportin e jashtëm tek shkarkimi i kromit.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të galerisë që administrohet nga kompania ACR, pikërisht aty ku bëhet edhe grumbullimi i kromit, për t’u ngarkuar më pas në kamionat e transportit.
“Shkak i vdekjes së 25-vjeçarit mendohet të jetë bërë rrëshqitja e një masivi kromi”, thuhet në raportimet e medias.
Në fakt, duhet thënë e vërteta: Arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin qe ata njerëz shfrytëzohen ende dhe askush nuk do t’ia dijë për kushtet e punës dhe për sigurinë e jetës…
/k.p./