Kërkesat për azil në Gjermani: Shqipëria e treta pas Kosovës dhe Sirisë
Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një raport të fundit të publikuar lidhur me shifrat për kërkesat për azil e rendit Shqipërinë të treten në listën e vendeve me më shumë kërkesa.
Sipas ministrisë gjermane numri i azilkërkuesve shqiptarë ka ardhur duke u rritur që nga muaji janar dhe deri në muajin mars.
Në tabelën që shoqërton raportin lexohet se nga janari numri i azilkërkuesve shqiptarë ka qenë 1648, në muajin shkurt 1794 dhe në muajin mars 3020.
Sipas Gjermanisë, në vendin e parë rendit Kosova, numri i të cilëve nga muaji janar deri në muajim mars, pothuajse është katërfishuar. “Në janar numri i azilkërkuesve kosovarë ka qenë 3630, në muajin shkurt 7728 dhe në muajin mars 11729 persona” thekson raporti.
Në vendin e dytë sipas tij, renditet Siria, ku në janari pari 5530 kërkesa për azil, në muajin shkurt 4237, dhe në muajin mars 4620.
/Panorama