Ish-kapiten i ushtrisë Jair Bolsonaro fitoi zgjedhjet presidenciale të Brazilit të dielën, pas një vale të gjatë frustrimi mbi gjendjen aktuale në vend, korrupsionin dhe krimin që sollën të djathtën ekstreme në pushtet në demokracinë e katërt më të madhe në botë.
Sipas autoriteteve zgjedhore, deri sot në mëngjes ishin numëruar rreth 94 për qind të votave, rezultatet e së cilave tregojnë se Bolsonaro fitoi me 56 për qind të votave kundër Fernando Haddad nga Partia e Punëtorëve (PT), që kishte 44 për qind.
Fitorja e Bolsonaros erdhi si pasojë e refuzimit të Partisë së Majtë (PT) që udhëhoqi Brazilin për 13 vite rresht, derisa u rrëzua dy vjet më parë në mes të një skandali të thellë të recesionit dhe korrupsionit. Shumë brazilianë janë të shqetësuar se Bolsonaro, një admirues i diktaturës ushtarake të Brazilit 1964-1985 dhe një mbrojtës i përdorimit të torturës në kundërshtarët e majtë, do të shkelë të drejtat e njeriut, do të kufizojë liritë qytetare dhe lirinë e shprehjes.
Kongresmeni 63-vjeçar u zotua për të goditur krimin në qytetet e Brazilit duke i dhënë policisë më shumë autonomi për të ndjekur kriminelë dhe persona të dyshuar. Ai gjithashtu dëshiron të lejojë më shumë brazilianë të blejnë armë për të luftuar krimin. Ai gjithashtu tha publikisht se do të preferonte më mirë të shihte djalin e tij të vdekur sesa të jetë homoseksual./k.j
Burimi:Euronews