Invalidët denoncojnë zaptimin e shoqatës, policia u tregon forcën
Dhjetëra invalidë denoncuan dje zaptimin e ambienteve të Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjik.
Emisioni investigativ “Fiks Fare”, publikoi denoncimet e invalidëve, të cilët akuzojnë kreun e shoqatës Ndrek Ismaili se ka privatizuar ambientet e mundësuara nga Bashkia e Tiranës.
“Zotëria në fjalë kishte bërë marrëveshje me një persona që karrocat e atij personi t’i shiste këtu tek shoqata e invalidëve”, tha për “Fiks Fare” një prej protestuesve.
Karrocat shiten në ambientet e shoqatës për llogari të një subjekti privat:
Ky fakt vërtetohet edhe nga aktiviteti i kësaj shoqate në rrjetet sociale. Në postimin e mëposhtëm të publikuar në faqen “Shoqata Para-Tetra plegjike” në “Facebook”, publikohen foto dhe çmime të karrocave elektrike, të cilat ekspozohen në ambientet e shoqatës për llogari të një subjekti privat të quajtur “Qendra Progni”, duke ofruar madje edhe zbritje me 20% për anëtarët.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1435289906548360&id=740765252667499
Protestuesit bllokuan rrugën vendosën të bllokonin rrugën, por u rikthyen pranë qendrës pasi iu premtua zgjidhje nga ana e punonjësve të policisë. “Fiks Fare” raporton se policia refuzoi të hapte me forcë derën e shoqatës dhe tentoi të kontaktonte kreun e shoqatës, i cili nuk pranoi të paraqitej.
Pasi nuk gjetën zgjidhje nga policia protestuesit vendosën të dalin sërish në rrugë, duke bllokuar një segment të rrugës “Dritan Hoxha”. Invalidët u përplasën ashpër me punonjësit e policisë. Bllokimi i rrugës zgjati rreth 40 minuta, dhe u shënuan përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve, disa prej të cilëve mbetën të shtrirë në tokë.
Protestuesit përplasen me policinë: (Foto: “Fiks Fare”)
Në fund shefi i komisariatit Nr.3 i bindi dhe protestuesit shkuan sërish te godina ai u tha se do të kontaktonte vetë me Ismailin dhe do mundësonte një ballafaqim.
“Bëjmë tre kërkesa zyrtare, një Kryeministrit, një ministrit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe një Drejtorisë së Policisë Tiranë. Afati i fundit është ditën e martë, në qoftë se qeveria, policia dhe organet gjyqësore nuk do marrin vendimet e duhura do të bllokohet gjithë trafiku i Tiranës”, tha një prej protestuesve për “Fiks Fare”.
/l.k./
Video e plotë e protestës: