INSTAT: Ulje drastike të lindjeve, popullsia në Shqipëri drejt plakjes

Të dhënat e siguruara nga INSTAT tregojnë për një numër në ulje të lindjeve ndërkohë që vdekjet janë në rritje. Duke e krahasuar me vitin 1990 kur numri i lindjeve ishte rreth 82 mijë, viti 2016 shënoi vitin me lindshmërinë më të ulët që prej 1930, ku u regjistruan rreth 32 mijë lindje.
Uljet drastike në lindje dëftojnë për një plakje të shpejtë të popullsisë shqiptare. Kjo reflektohet dhe në rritjen e numrit të të moshuarve në Shqipëri. Vetëm në 1 janar 2018 grupmosha 60-79 vjeç përbënte rreth 17.1% të popullsisë.
Në një shkrim të thelluar të Faktoje.al mbi fenomenin e plakjes së popullsisë shqiptare, ka një disbalancë midis lindjeve në qytetete veriore dhe atyre në bashkitë e jugut. Situata paraqitet e frikshme në Dropull, ku vetëm 5 fëmijë kanë lindur përgjatë një viti. Rekorde negative ka dhe në zona të tjera si Korçë, Finiq, Libohovë dhe Pustec, thuhet në shkrim.
Sipas INSTAT disa nga arsyet psiko-sociale dhe ekonomike që sjellin këtë ulje të lindshmërisë lidhen me faktorë si emigracioni i lartë që në moshë të vogël, planifikimi familjar si dhe rritja e moshës mesatare të martesave.
/k.m/
Burimi: Faktoje.al