Indeksi Botëror i Plakjes: Shqipëria, vend me kushte jo të mira për të moshuarit
Sipas raportit më të fundit të Global Age Watch 2015, Shqipëria renditet e 53-ta, në listën e 96 shteteve në botë, për politikat e favorshme për personat e moshuar (pas pensionit) për të jetuar. Plot 52 vende në botë ofrojnë një mjedis më të mirë për njerëzit e moshuar se sa Shqipëria, teksa aftësia e vendit tonë për ofruar siguri në të ardhura ka rënë.
Ky indeks shqyrton disa parametra, nga ku nxjerr konkluzione mbi sigurinë e të ardhurave: pensionet, përqindja e varfërisë, statusi shëndetësor, kapacitetet: edukimi dhe punësimi, si dhe mjedisi: siguria dhe kapaciteti i transportit.
Në krye të listës gjendet Zvicra, që plotëson me përqindjen më të lartë të gjithë parametrat e mësipërm, ndërsa i fundit në listë është Afganistani.
Ajo çfarë vihet re në të dhënat e vendit tonë është se lidhur me parametrin e statusit shëndetësor, është i rankuar më poshtë, i 83-ti, thuajse në fund të listës. Ndërsa siguria e të ardhurave e rendit në një vend më të favorshëm, i 45-ti, që krahasuar me Serbinë, 49-ti, Malin e Zi 61, gjendet më parë në rajon. Megjithatë, nga viti i shkuar, Shqipëria ka humbur dy vende në këtë karakteristikë.
Në tërësi, në rajon, sipas renditjes së përgjithshme, Shqipqëria (e 53-ta), qendron para Serbisë, Malit të Zi, Turiqisë dhe Greqisë, nga vendet e marra në studim.