Haradinaj planifikon të ftojë kryeministren serbe në mbledhjen rajonale

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj planifikon të organizojë një takm midis kryeministrave nga rajoni në prill në Prishtinë dhe planifikon të ftojë në takim edhe kryeministren serbe, Ana Brnabić, raporton “Koha Ditore”.
Sipas mediave loakle, një prej tematikave që do të diskutohet në këtë takim do të fokusohet dhe në integrimin evropian. Komisioneri evropian për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn do të ftohet në këtë takim.
“Po kërkoj lejen tuaj për të ftuaqr kryeministrat nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe me shpresë dhe prej Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinë; gjithashtu dhe kryeministren serbe, edhe pse mendoj që për të do të jetë e vështirë të jetë prezente në takim!”- u shreh Haradinaj gjatë seancës plenare.
Kanë kaluar rreth 20 vite që prej fundit të luftës por asnjë prej kryeminsitrave serbë nuk e ka vizituar Kosovën, edhe se kanë marrë ftesa nga homologët kosovarë./k.m/
Burimi: EWB