Greqia ngre tre kampe të reja refugjatësh pranë kufirit me Shqipërinë
Greqia po i shpërndan refugjatët në disa kampe. Pas zhvendosjes së qindra refugjatëve në Konicë, autoritetet greke kanë thënë se po punojnë për të ngritur tri qendra të reja pritjeje për refugjatët në kufij me Shqipërinë.
Ato përfshijnë ngritjen e një kampi në një ish-konvikt në fushën e Pogonit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, i cili pritet pritet të strehojë 200 refugjatë.
Dhe një tjetër kamp pritet të ngrihet pranë Janinës. Ky kamp mendohet se do të ketë kapacitet për strehimin e 700 refugjatëve. Punimet janë gjithashtu duke u zhvilluar në aeroportin e vjetër ushtarak në Janinë për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për të mirëpritur një numër të madh refugjatësh.
Për shkak të mbylljes së itinerarit ballkanik, në Greqi janë bllokuar më shumë se 35.000 refugjatë. /m.g
Burimi: Panorama.al