Gjykata Kushtetuese rrëzon dënimin me burg për kuponin tatimor
Një ditë më parë Gjykata Kushetuese njoftoi se pranon ankesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut mbi ligjin e ri për procedurat tatimore.
Gjykata Kushtetuese ka shpallur sot vendimin e saj mbi ankesën e Shoqatës për Mbrojten e Tregtarëve dhe Tregut përligjin e ri për procedurat tatimore.
Në vendimin e publikuar sot, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar pezullimin e zbatimit të ndryshimeve në këtë ligj.
Ky vendim ndalon nismën e qeverisë për dënimin deri në 3 vite burg për të gjithë ata biznesmenë që kapen pa dhënë kupon tatimor.
Disa nga masat kryesore që do të forcoheshin nëse ky ligj nuk do të pezullohej janë:
– 10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;
– Gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;
– Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;
– E drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;
– Ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime
– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore
– Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë.
Në një shkrim të publikuar nga “Res Publica” , kjo nisëm cilësohet si “marrëzi ligjore e qeverisë”. Më tej thuhet se antikushtetueshmëria e këtij ligji mund të ketë qenë e parashikuar dhe rrëzimi i tij mund të përdoret qëllimisht si mbrojtje për mosrealizimin e të ardhurave.
/l.k./