Historia Ime po kryen një hulumtim mbi gjuhën e urrejtjes dhe atë diskriminuese që shpërndahet nga mediat tradicionale ose ato sociale dhe kërkojmë ndihmën dhe pjesmarrjen tuaj për ta realizuar atë. Shikoni më poshtë për t’u informuar se si të merrni pjesë:
Gjërat kryesore që duam të dimë:
- Llojin e përmbajtjes së papërshtatshme apo të dhunshme
- Mediat apo adresat në rrjete sociale që e shpërndajnë atë
- Personat apo grupet e shenjestruara
Çfarë konsiderojmë ne gjuhë urrejtjeje, gjuhë të dhunshme apo të papërshtatshme:
- Termi “gjuhë e urrejtjes” përfshin të gjitha format e të shprehurit që përhapin, nxisin, promovojnë apo justifikojnë urrejtjen racore, ksenofobinë, antisemitizmin, diskriminimin, armiqësinë ndaj minoriteteve, emigrantëve dhe personave me origjinë emigrante’.
- Gjuhë diskriminuese ose përçmuese ndaj grupeve të margjinalizuara si komuniteti rom/egjiptian, komuniteti LGBTI etj.
- Targetimi i vajzave apo grave përmes gjuhës së papërshtatshme apo seksizmit
- Ngacmime apo dhunë verbale
Vini re:
Ne kërkojmë nga ndjekësit e mediave tradicionale apo ata të rrjeteve sociale që të ndajnë përvojën e tyre dhe të na ndihmojnë me foto, video apo screenshot, sa herë që vërejnë gjuhë urrejtjeje, gjuhë diskriminuese apo përmbajtje të dhunshme dhe të papërshtatshme në mediat vizive dhe ato online.
Për të paraqitur përvojën tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni këtë pyetësor. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën e emailit [email protected] ose në rrjetet sociale.
FB: @historiaime
Twitter: @historiaime