Gazetarja hungareze ushtron dhunë ndaj refugjatëve, shkarkohet nga puna
Gazetarja e kanalit hungarez N1TV, Petra Lazlo, është filmuar nga kamerat e televizioneve të tjera duke shqelmuar emigrantët sirianë që tëntonin t’i shpëtonin policisë.
Në dy videot gazetarja hungareze shfaq sjellje të dhunshme ndaj emigrantëve që vrapojnë për të shpëtuar nga policia.
Pas publikimi të pamjeve, ku duket qartë sjellja e saj e dhunshme kur fillimisht shqelmon një vajzë të vogël e më pas provokon rënien e një burri që mbante në krah fëmijën e tij, Petra Lazlo është shkarkuar nga puna.
/l.k./
https://www.youtube.com/watch?v=QhRiwWKRxi0