Fytyra të reja në parlamentin ukrainas

Në politikën ukrainase, votuesit e vjetër shkojnë kah fytyrave të reja.
Partia e njohur si “Shërbëtori i Popullit” (Servant of the People) është aktualisht partia më popullore në vend. Ku në këmbim të një bluze falas, pritet që votuesi të ndjekë një kandidat në mediat sociale.
Partitë e reja ukrainase po zgjedhin mënyra alternative dhe më të thjeshta për të folur me audiencën e tyre, kryesisht të rinj e të reja.
Vadym Karpyak, redaktor dhe analist politik, thotë: “Këto janë zgjedhjet e para ukrainase që zhvillohen në verë, prandaj është shumë vështirë të parashikohet rezultati dhe pjesëmarrja. Së dyti, ajo që vlen të nënvizohet është një kërkesë jashtëzakonisht e lartë për fytyrat e reja në parlament. “
Ky trend, pritet të rrisë numrin e fytyrave të reja në parlament deri në 70%.
Euronews vizitoi selinë e një partie politike të quajtur “Holos” ose “Voice”, e cila është krijuar rishtaz. Kjo fuqi e re është e udhëhequr nga muzikanti i famshëm ukrainas Sviatoslav Vakarchuk është një nga dy partitë që premtojnë ta ndryshojnë sistemin dhe të sjellin vetëm fytyra të reja në parlament.
Olha Aivazovska një nga mbikëqyrëset zgjedhore, u shpreh: “Oligarkët nuk kanë janë zhdukur nga Ukraina, por ata mbështesin parti të caktuara në parlament dhe kandidatë që duhet të paraqiten në kanalet televizive, të cilat janë tërësisht në pronësi të oligarkëve. Megjithatë, nuk ekziston monopoli i një oligarku mbi autoritetet. “
Partitë dhe fytyrat e vjetra politike thonë se përvoja e tyre politike është përparësia e tyre kryesore.
Sakaq, “Solidariteti Europian”, partia e presidentit të fundit, Petro Poroshenko, po kërkon një mandat të ri për ta mbajtur Ukrainën më pranë BE-së. /l.k