FOTO/100 vjet bukuri, revolucion dhe represion: Si ka ndryshuar moda iraniane gjatë dekadave
“100 vjet bukuri” është klipi ku modelja iraniano – amerikane Sabrina Sarajy tregon përmes ndryshimit të pamjes së saj, modën dhe stilin e veshjes të grave iranianë për çdo dekadë.
Përtej flokëve dhe makiazhit ky është një reflektim serioz mbi mënyrën si regjimet dhe politikat kanë ndikuar në pamjen dhe rolin e grave iraniane në shoqëri.
Pas 1910 lëvizjet e grave iraniane themeluan Gazetën e Femrave dhe filluan të ngrenë zërin për më shumë liri dhe të drejta.
Në vitin 1930 lëvizja e grave pati një hov kur Rehza Shah Pahlavi erdhi në pushtet dhe e ndaloi ”hijabin” pasi besonte se shamia dhe mbulimi i shtypnin gratë.