Foto/ Trafik i rënduar brenda parkut ku nuk lejohen makinat
Fillimi i vitit shkollor ka sjellë rikthimin e trafikut në rrugët e Tiranës. Por trafiku i makinave nuk ka kursyer as Parkun e Liqenit të vetmin park me trafik të kufizuar në Tiranë.
Një numër i madh personash kanë hyrë sot në park me makina private duke shkaktuar trafik të vërtetë, pasi kanë injoruar tabelën ku shkruhet “Lejohet qarkullimi vetëm për autobusat e shkollës”.
Në këto foto të publikuara nga Exit.al, tregohet një numër i lartë njerëzish që kanë vendosur të injorojnë ligjin për të çuar fëmijët e tyre në shkollën private që gjendet në mes të parkut. Deri tani nuk ka asnjë njoftim mbi marrjen e masave nga ana e bashkisë për këtë fenomen që vazhdon prej kohësh.
/l.k./