Durrës/ Humb jetën foshnja një muajshe; Flinte poshtë urës me nënën 18- vjeçare
Një foshnjë një muajsh ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur tek “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku nëna 18 vjeçare flinte bashkë me foshnjen e ndjerë që prej dy javësh.
18-vjeçarja me inicialet V.S. i përket komunitetit Rom dhe është me origjinë nga Berati, prej dy javësh ajo kishte ardhur në qytetin e Durrësit, pasi bashkëshorti e kishte dëbuar nga shtëpia pas lindjes së vajzës.
Ajo shprehet se ditën lypte e natën fline poshtë urës së bashku me foshnjen e cila sot tragjikisht ngriu nga i ftohti, raporton Durrësi Lajm.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa trupi i foshnjës ka mbërritur në spitalin e Durrësit ku do t’i nënshtrohet ekspertizave mjeko-ligjore.
/l.k./