Dita e tretë e grevës së 13 familjeve të përmbytura në Babrru
Ka vazhduar sot dita e tretë e grevës së familjeve të përmbytura në zonën e Babrrusë. Që pas daljes nga shtrati të lumit Tirana në 8 nëntor, rreth 35 familje janë vendosur nga Shtabi i Emergjencave Civile në palestrën e gjimnazit Gramoz Palushi.
Prej tre ditësh banorët e 13 familjeve rome dhe egjiptiane së bashku me fëmijët e tyre janë futur në grevë dhe kanë paralajmëruar se nuk do të dalin nga greva pa patur një zgjidhje.
Kërkesat e banorëve janë gjetja e një zgjidhjeje afatgjate për strehimin, siç mund të jetë marrja e një kredie të butë afatgjate.
Banorët thonë se janë harruar aty nga shteti. “Pas datës 8 nëntor, nja 2-3 ditë kemi pasur ndihma të ndryshme pastaj asgjë. Erdhi kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu dhe na tha ‘nga unë mos kërkoni asnjë ndihmë se nuk kam fonde’”, ka thënë për Report TV njëri prej banorëve në grevë. /m.g/