Dita Botërore e Drejtësis Sociale – 168 milion të mitur në mbarë botën, detyrohen të punojnë!
Drejtësia sociale është një parim themelor për bashkekzistencën paqësore dhe të begatë brenda dhe ndërmjet kombeve. Sipas UN prioritet është heqja e pengesave në punë që hasin njerëzit për shkak të gjinisë, moshës, racës, etnisë, fesë, kulturës apo paaftësisë njerëzore.
Asambleja e përgjithshme ka shpallur në 20 shkurt 2007 Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale duke ftuar të gjitha shtetët anëtare të mbështesin përpjekjet ndaj crrënjosjes së varfërisë, nxitjen e punësimit të plotë dhe të ndershëm, barazinë gjinore dhe qasje në mirëqënien sociale dhe drejtësi për të gjithë.
Problemi më i madh është puna e detyruar sidomos në grupe të margjinalizuara, fëmijët etj. Puna e detyruar merr forma të ndryshme duke përfshirë skllavërinë, trafikimin dhe forma të skllavërisë moderne. Viktimat më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat për prostitucion, emigrantët që punojnë “në të zezë” apo forma të tjera të paligjshme.
Sot numërohen rreth 168 milion të mitur që punojnë, nga të cilët mbi 85 milion mendohet të jenë të punësuar në punë të rrezikshme.
Në qershor 2014, qeveritë, punëdhënësit dhe punëtorët kanë miratuar një protokoll dhe një rekomandim në International Labour Conference duke ofruar udhëzime specifike mbi masat efektive që duhet të merren për të eleminuar të gjitha format e punës së detyruar.
/UN.org