Situata në Fakultetet e Tiranës ka degraduar në dhunë të ushtruar nga forcat e policisë, të cilët në kundërshtim me ligjin mësynë fakultetet me qëllim lirimin e tyre prej studentëve. Ne Fakultetin Ekonomik janë rregjistruar filmime ku tregohet dhuna e policisë e disa studentë raportojnë dëmtime.
Në pamjet e publikuara në media të ndryshme, duken efektivë të policisë që shtynë studentët me qëllim lirimine godinave e në disa raste ka pasur dhe konfrontime fizike më të rënda.
Përplasje me efektivë të Policisë së Shtetit ka pasur dhe në Fakultetin Juridik, ku pavarësisht përpjekjeve të policisë, studentët kanë arritur të ngrenë sërish barrikadat me karrige e banga dhe një pjesë e tyre qëndrojnë ende të ngujuar.
https://www.facebook.com/universiteti.info/videos/2162999583738843/?hc_location=ufi
https://www.facebook.com/thurje/videos/1156380161195636/