Më shumë se 70 persona janë arrestuar në Londër dhe Amsterdam, kundër përpjekjes për të bllokuar rrugët, pikërisht në nisje të një proteste të paralajmëruar dy javore, nga grupi mjedisor ” Extinction Rebellion”.
“Gjithsej janë arrestuar 21 persona prej orës 08:00 AM”, ka shkruar Policia Metropolitane e Mbretërisë së Bashkuar në Twitter.
Extinction Rebellion pritën, që thirrjes së tyre t’i përgjigjeshin dhjetëra mijëra njerëz, të cilët do të ishin të gatshëm për të protestuar për dy javë në 60 qytete në të gjithë botën, për t’u kërkuar udhëheqësve që të ndërmarrin veprime më vendimtare në trajtimin e krizës klimatike.
Një seri “veprimesh të drejtpërdrejta me pjesëmarrje masive” janë planifikuar gjithashtu ditët e ardhshme, duke përfshirë një mbyllje tre-ditore në aeroportin e kryeqytetit anglez.
Më shumë se 1.000 aktivistë nga “Extinction Rebellion” u arrestuan në Londër gjatë muajit prill.
Gjithashtu, policia holandeze njoftoi sot, se kishte arrestuar 50 protestues në qendrën e qytetit gjatë bllokimit të një rruge kryesore.
Si më poshtë, gjeni pamjet filmike nga EuroNews