Dëbimi i azilkërkuesve shqiptarë, opinioni publik në Islandë kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
Opinioni publik në Islandë, ka reaguar duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, për shkak të dëbimit të dy familjeve shqiptare që kishin kërkuar azil në këtë shtet.
Mediat islandeze kanë përcjellë gjerësisht shqetësimin e tyre dhe po ashtu edhe kërkojnë shpjegim nga autoritetet islandeze, për dëbimin familjeve shqiptare. Dy familjet shqiptare, së bashku me azilkërkuesit e tjerë, janë kapur nga oficerët e policisë në orët e para të mëngjesit të 10 dhjetorit për t’u transportuar në aeroportin e Keflavik dhe nga ku me një aeroplan nga Frontex, agjencia kufitare e Bashkimit Europian, i priste dhe i ktheu ata përsëri për në Shqipëri.
Arsyeja se pse dy familjet shqiptare kanë marrë më shumë vëmendje se të tjerët nga opinioni publik është se në secilin prej tyre, ka pasur nga një të sëmurë: një djalë vogël vuante nga një krizë në zemër, kurse tjetri nga fibroza cistike. Dëbimi i një prej familjeve shqiptare në errësirë, gjatë natës u kap nga një video, dhe u bë publike, duke shkaktuar reagime të ashpra në mediat sociale. Me anë të një peticioni, qytetarët islandezë u organizuan dhe kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të brendshëm Olof Nordal, pasi ai vendosi që këto familje të kthehen.
Në peticion i kërkohet po ashtu ministrit të revokojë vendimin e Drejtorisë së, pasi sistemi shëndetësor shqiptar nuk ofron kujdes adekuat. /m.g
/JavaNews