Çmimi Nobel për Paqen i jepet presidentit të Kolumbisë Juan Santos
Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, është fituesi i çmimit Nobel për Paqen. Vlerësimi vjen si meritë për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes qeverisë dhe grupit rebel FARC. Santos kontribuoi për t’i dhënë fund konfliktit 52 vjeçar që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 260. 000 personave.
Komisioni vlerësoi forcën e presidentit Santos për të përfunduar marrëveshjen edhe pse qytetarët e Kolumbisë votuan kundër saj në referendum.
“Presidenti Santos duhet duartrokitur pasi ishte vete ai që u shpreh se do të luftonte për arritjen e paqes deri në fund të punës së tij si kreu i shtetit”u shpreh zëdhënësja e komisionit.
Edhe pse Çmimi Nobel prej 718 mijë paund tashmë iu akordua presidentit kolumbian, më të përfolurit si fituesit e paqes për ketë vit ishin grupi vullnetar sirian “Helmetat e bardha” për shpëtimin e rreth 60 mijë jetëve nga bombardimet fatkeqe të rajonit, gjyshja greke nga Greqi e cila ushqeu një fëmijë sirianë, papa Francesku,matematicienia ruse për kontributin e saj në zonat e konfliktit. Çmimi do të akordohet zyrtarisht në datën 10 dhjetor, ditën e datëlindjes së Alfred Nobel.
/l.k./