Ditën e shtunë, autiritetet ruse arrestuan sërish Alexei Navalnyn, liderin e opozitës në Rusi, pas thirrjes së protestave të paautorizuara nga ana e tij.
Përfaqësues të partive opozitare, nuk po lejohen të rregjistrohen në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe prej më shumë se një jave ato po protestojnë kundër këtij vendimi.
Rreth 1400 protestues janë arrestuar nga policia, duke përfshirë dhe politikanë gjatë këtyre ditëve.
Ditën e djeshme, lideri i opozitës u dërgua në spital për shkak të një reaksioni alergjik. Mediat e huaja të akredituara në Rusi, duke cituar eksponentë të opozitës, deklaruan se Navalny ishte helmuar me gazra toksikë e nuk vuante nga asnjë formë alergjie.
Një fakt të tillë e konfirmoi dhe një mjeke pasi liroi Navalnyn nga spitali i cili u desh të riktheheh në burg për të kryer dënimin prej 30 ditësh.
Mjekja e tij, Anastasia Vassilieva, e kundërshtoi lirimin nga spitali ditën e parë, duke thënë se Navalny nuk ka vuajtur kurrë më parë nga alergjitë dhe se ai mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj “ndonjë agjenti toksik”.
Përpara se Navalny të dilte nga spitali, ekipi i tij mjekësor tha se ka arritur të sigurojë disa mostra të flokëve dhe bluzës së tij, që do të testohen në mënyrë të pavarur.
Mediat ruse raportojnë se shumica e aktivistëve të ndaluar gjatë fundjavës tani janë liruar, por protesta po vijojnë edhe pse në një masë më të vogël.
Navalny është aktivisti më i shquar i opozitës në Rusi dhe një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai ka udhëhequr protestat më të mëdha kundër Putinit në vitin 2011 dhe është burgosur disa herë – kryesisht për përfshirje në protesta të paautorizuara./ rfel