Britania e Madhe në protesta kundër Tramp

Thirrjet dhe protestat publike që Presidenti i SHBA-ve është një ” grabitqar seksual” dhe “racist’’, vijnë nga Westminster.
Gjatë një vizitë tre-ditore në Britaninë e Madhe, ku presidenti Donald Trump do të takohej me Mbretëreshën e Anglisë dhe kryeministren Theresa May për bisedime politike “substanciale”, ai u përball me protestat dhe kritikat publike të planifikuara nga deputetët e Partisë Laburiste.
Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan kritikoi Presidentin e SHBA në një video në Tëitter, duke thënë se vlerat e tij nuk përputheshin me ato të Mbretërisë së Bashkuar, e cila mbron diversitetin, respektin për gratë dhe qytetarët e margjinalizuar.
Ndërkohë, në një program radiofonik të BBC-së në 3 dhe 4 qershor, përfaqësues nga Partia Laburiste dhe veçanërisht Sekretarja e Punëve të Jashtme Emily Thornberry, mbështetën komentet kundër presidentit Trump. “Ai është një grabitqar seksual, është një racist dhe është mëse e drejtë që këto të thuhen me zë të lartë”, tha ajo.
Ministri i Punës gjithashtu mbajti pozita feministe, duke thënë: “Është shumë e rëndësishme që njerëzit në pozita pushteti, burra dhe gra të flasin dhe të mbështesin barazinë gjinore”.
Përkundër këtyre zhvillimeve, gjithsesi presidenti amerikan Trump, vlerësoi “miqësinë e përjetshme” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve.
Kjo vizitë erdhi pikërisht atëherë, kur ishin planifikuar protesta masive në disa qytete dhe në qendër të Londrës. Udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn pritet ta trajtojë posaçërisht dhe këtë çështje.
