Bolsonaro minon mundësitë e stabilizimit të zjarreve në Amazonë

Qeveria e Brazilit u ka thënë udhëheqësve të G7 se do ta refuzojë shumën e 20 milion dollarëve (17.9 milion €) të premtuar për të luftuar zjarret që aktualisht po tërbojnë Amazonën.
Shefi i shtabit të Presidentit Jair Bolsonaro, Onyx Lorenzoni, tha për mediat braziliane se në vend që t’i dërgonin paratë në Brazil, burimet duhet të përdoren për të “ripyllëzuar Evropën”. Më tej vazhdoi të akuzojë Presidentin Francez Emmanuel Macron, se nuk arriti ta zgjidhte situatën me zjarrin që goditi katedralen Notre-Dame në Paris në gusht.
Marrëveshja për paratë u realizua në ditën e fundit të G7 në Biarritz, që mblodhi së bashku udhëheqësit e kombeve më të industrializuara në botë; Kanada, Japoni, SH.B.A., Francë, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar dhe Itali.
Macron tha se paratë e gatshme mund të përdoren për të paguar avionë që do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve dhe se Franca gjithashtu mund të sigurojë mbështetje ushtarake. Presidenti francez sulmoi Bolsonaron, i cili akuzoi Francën se po e trajtonte Brazilin si një koloni. Udhëheqësi brazilian, në anën tjetër përfundoi duke ofenduar bashkëshorten e Macron.
Bolsonaro ka hedhur poshtë hapur zbatimin e pjesës më të madhe të rregulloreve mjedisore në Amazonë dhe është zotuar të rrisë zhvillimin në rajon. Të dhënat nga agjensia hapësinore e Brazilit sugjerojnë se shpyllëzimi është rritur me 90% gjatë 12 muajve të fundit.
Ai gjithashtu ka zvogëluar fondet për agjencinë braziliane për mbrojtjen e mjedisit IBAMA me 95%.
Në intervistën e dhënë për Euronews ditën e hënë, ekspertët fajësuan rritjen e shpyllëzimit për zjarret që ranë Amazonë dhe argumentuan se shuarja e tyre ishte më pak e rëndësishme sesa parandalimi i zjarreve që në krye të herës. /l.k/
Informohu më shumë: https://www.euronews.com/2019/08/26/how-do-you-stop-a-wildfire-euronews-answers