BE duhet të përfshijë Ballkanin Perëndimor në axhendën e vetë
*Intervistë me H.E. Bojan Šarkić, Kryetar i Misionit të Republikës së Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Shumë komentues besojnë se Ballkani Perëndimor nuk do të jetë në fokusin e BE për këtë vit për shkak të problemeve të brendshme. Nga pozicioni juaj si Ambasador, a është i vërtetë ky pretendim dhe sa do ta influencojë procesin e integrimit në BE?
Bojan Šarkić: Do ta shqyrtoja këtë gjë nga dy këndvështrime. Së pari, procesi në vetvete nuk do të ndikohet pasi ne kemi axhendën tonë dhe gjatë këtij viti ne do të donim të hapnim kapitullin e fundit për negociatat, kapitullin “Konkurrenca” si dhe të mbyllnim disa që janë duke hyrë drejt fazës së fundit. Gjithashtu ekziston një atmosferë pozitive që vjen si nga Komisioni ashtu edhe prej shteteve anëtare.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të zhvillohen në maj. Cilat janë disa prej parashikimeve tuaja? A do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në politikën e BE kundrejt rajonit?
Po, është e vërtetë që BE po kalon drejt një periudhe zgjedhore, në fund të së cilës do të emërohet Komisioni i ri si dhe administrata. Gjithashtu kjo do ta tërqehi vëmendjen nga Ballkani drejt problemeve të tyre. Por gjithsesi BE do vijojë të mbajë Ballkanin Perëndimor si pjesë të prioriteteve në axhendë, jo vetëm për hir të procesit të aksesimit por edhe për principin e stabilitetit dhe çështjeve të emigracionit.
Në një intervistë ju jeni shprehur se Mali i Zi duhet të jetë më prezent në Bruksel. Cili është imazhi i Malit të Zi ditët e sotme në Bashkimin Evropian dhe midis shteteve anëtare? A ka vend për përmirësime?
Po, e vërtetë. Mali i Zi duhet të jetë më prezent në Evropë. Pavarësisht erës së komunikimit dixhital, prap mendoj se qytetari mesatar në BE nuk e njeh mirë Malin e Zi. Mali i Zi ka avantazhin se në vitet e fundit me miliona evropianë kanë ardhur për ta vizituar këtë vend dhe për të parë si po ia dalim, çfarë mund të ofrojmë, sa i vogël është vendi ynë por sa i bukur njëkohësisht.
Mali i Zi po ndryshon me ritme të shpejta, gati çdo muaj gjatë procesit të aksesimit. Legjislacioni ynë po ndryshon vazhdimisht dhe po përputhet me standartin evropian. Me të vërtetë ky proces është gjigand. Unë surprizohem nga fakti që shumë veta nuk dijnë përshembull që ne po përdorim Euron si monedhë kombëtare, që sistemi taksativ është më i përshtatshëm se ai në BE, këto si dhe plot aspekte të tjera në sport apo kulturë.
Sot Mali i Zi është një vend më i sigurtë për të jetuar duke qenëse është dhe anëtar i NATO-s. Duhet të përmirësojmë infrastrukturën, shoqërinë, mjedisin etj.
Sot Mali i Zi konsiderohet si shteti lider rajonal në procesin e integrimit në BE. Shumë besojnë se do të jetë shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që do ti bashkohet BE. Gjithsesi, ekziston dhe një alternativë tjetër se Mali i Zi duhet të presi Serbinë për tu bashkuar së bashku. Si e komentoni këtë mundësi?
Mendoj se ajo çfarë na diferencon nga Serbia është fakti që nuk kemi ndonjë konflikt, që mbetet dhe një nga kërkesat më të forta nga ana e BE. Nga ana tjetër, çdo trazirë në Ballkan i afekton të gjitha vendet. Ndaj të gjithë presim me padurim që Serbia dhe Kosova të zgjidhin çështjen midis tyre.
Burimi: European Western Ballkans