Bashkia Tiranë, qendra ditore dhe një rrjet parandalimi për rastet e dhunës në familje
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizatat që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave do të ngrejë një mekanizëm për pasqyrimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në të 24 njësitë administrative.
Menaxhimi dhe parandalimi i rasteve të dhunës ndaj grave do të funksionojë përmes një ekipi teknik ndërdisiplinor që do të ketë persona kontakti për çdo njesi administrative .
Bashkia e Tiranës do të realizojë brenda vitit 2016 një sistem online ku do të paraqiten të gjitha rastet e dhunës ndaj grave të denoncuara në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe rasteve të paraqitura nga organizatave.
Një tjetër objektiv është ngritja e qendrave ditore për rastet e emergjencës dhe sigurimi i apartamenteve që do të shërbejnë si “strehëza” për viktimat e dhunës në familje.
/l.k./