Bar X21 në Prishtinë, një kafene nga të rinjtë me sindromën Down
Kafeneja e re e hapur në Prishtinë, ku pjesa më e madhe e stafit janë të rinj me sindromën Down, është kthyer në një nga ambientet më të frekuentuara të qytetit. Të ardhurat nga “Kafe Bar X21″ shkojnë për një organizatë që ndihmon të rinjtë me sindromën Down.
“Ky vend është njëlloj me shumë të tjerë, por në të njëjtën kohë është shumë ndryshe, sepse bashkë me kafen këtu shërbehet edhe dashuri dhe solidaritet” tha për BIRN 19-vjeçari Mentor Dinosha ndërsa pinte kafenë.
Duke punuar në këtë bar, njerëzit me sindromën Down dalin nga shtëpia dhe gjenerojnë të ardhura për “Dwon Syndrome Kosova” – një organizatë që i ndihmon ata të organizojnë shumë aktivitete sociale.
Aldi Hoxha, 20 vjeçari me sindromën Down që punon si kamerier në këtë lokal tha se i pëlqen puna. “Dua të punoj si kamerier këtu sepse mund të shërbej kafe për mysafirët tanë”, tha ai.
/Foto: BalkanInsight
Sebahate Hajdini – Beqiri, drejtuese e “Down Syndrome Kosova” tha se qëllimi i hapjes së këtij lokali që ka punësuar të rinj me sindromën Down është t’i ofrojë atyre ndihmën që i duhet për tu integruar në punë – dhe në të njëjtën kohë të thyejë disa gjykime të vjetra që njerëzit ende kanë rreth sindromës Down.
/l.k./
/Balkan Insight;
Artikulli i plotë: https://www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-caf%C3%A9-is-beacon-of-light-for-people-with-down-s-syndrome-07-10-2017